Misioni Ynë

Albanian Financial Institution është kompani me kapital privat, liçensuar nga Banka e Shqipërisë si Institucion Financiar Jo-Bankë për të ushtruar aktivitetet e mëposhtme:

  • Të gjitha format e kredidhënies
  • Qira Financiare (Leasing)
  • Faktoring
  • Administrim i Llogarive të Arkëtueshme
  • Ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve
  • Shërbime këshilluese financiare

Synimi ynë është të shndërrohemi në zgjedhjen e parë për klientët tanë duke ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë dhe të qëndrueshme me anë të cilësisë së shërbimeve, eksperiencës dhe njohurive për të ofruar zgjidhje jo vetëm të dobishme, por të suksesshme dhe novatore.

Misioni ynë është të ofrojmë nivelin më të lartë të shërbimeve bashkohore financiare në një mënyrë miqësore dhe profesionale me qëllim nxitjen e zhvillimit të biznesit dhe përdorimin me zgjuarsi të instrumentave financiare.  Në këtë mënyrë ne kontribuojme duke rritur njohuritë dhe aftësitë e klientëve tanë për të administruar dhe kontrolluar situatën e tyre financiare, duke garantuar kështu stabilitet dhe zhvillim financiar.