Faktoring

Faktoringu është një shërbim financiar  afatshkurtër që i ofrohet një kompanie (furnitorit të produktit apo shërbimit) bazuar mbi shitjen e llogarive të arkëtueshme të saj me një çmim të reduktuar tek një kompani e cila quhet Faktor.

Faktoringu përdoret kryesisht nga bizneset për të përmirësuar qarkullimin e parasë, por mund të përdoret gjithashtu edhe për të ulur shpenzimet e tepërta në administrim.

Në mënyrë që të kualifikohet për një transaksion faktoringu, përftuesi i faktoringut (Furnitori) duhet të operojë në terma kreditimi me klientët e tij. Furnitori dhe Debitori janë subjekt i analizës se riskut nga Faktori, në mënyrë që ky i fundit të miratojë një limit faktoring.

Faktoringu është blerja dhe financimi i llogarive të arkëtueshme e shoqëruar me shërbimet e administrimit të llogarive të arkëtueshme, arkëtimit dhe këshillimit.

Skema Faktoring:

  • Furnitori lëshon faturën tatimore klientit për produkte/shërbime (Fatura pranohet nga klienti pa ankesa apo reklamime për mallin);
  • Kopja origjinale e faturës tatimore të këtij furnizimi, i kalohet Faktorit;
  • Faktori financon vlerën e faturës tatimore ME TVSH sipas përqindjes së rënë dakord minus tarifën e faktoringut;
  • Tarifa faktoring aplikohet mbi vlerën e faturës dhe norma e interesit llogaritet mbi balancën debitore.
  • Ju lëshoni faturën tatimore për Klientin tuaj për furnizim me produkte/shërbime ;
  • Fatura pranohet nga klienti pa ankesa apo reklamime për mallin apo shërbimin;
  • Kopja origjinale e faturës tatimore të këtij furnizimi, i kalohet Faktorit I cili e markon me vulen e faktoringut;
  • Faktori financon vlerën e faturës tatimore ME TVSH sipas përqindjes së rënë dakord minus tarifën e faktoringut;
  • Faktori arkëton vlerën e plotë të faturës me TVSH nga klienti pas përfundimit të afatit të maturimit  duke ju rimbursuar diferencën e mbajtur paraprakisht si garanci.
FAKTORING VENDAS
Përdoret në marrëdhëniet mes palëve brenda territorit

IMPORT / EXPORT FAKTORING
Përdoret në marrëdhëniet mes palëve jashtë territorit

FAKTORINGU NDËRKOMBËTAR
Në këtë rast faktori lidhet me një faktor korespondues në vendin e huaj

PËR SEKTORIN PUBLIK
Përdoret në rastet kur debitori është entitet publik

FAKTORING INDIREKT
Në këtë rast kemi të bëjmë me atë që quhet faktoring i furnitorëve
Ekzistojnë disa mënyra bazë për tarifimin e produktit si më poshtë detajuar:

METODA E FATURËS ME ZBRITJE
Kjo metodë aplikon një normë fikse mbi vlerën e faturës referuar ditëve deri në arkëtim të faturës, psh 30 ditët e para të faturës debitore një normë fikse  dhe një normë tjetër për tejkalim mbi këtë afat 10-15 ditë. Kjo normë aplikohet zakonisht për biznese me volume të vogla dhe të shpeshta faturash.

METODA ME NORMË INTERESI
Faktori që përdor këtë metodë tarifimi kuoton si më poshtë:
  • Komision faktoringu i cili aplikohet në përqindje mbi vlerë fature;
  • Komision administrativ që aplikohet mbi vlerën e financimit;
  • Normë interesi për çdo shumë të faturave i cili llogaritet mbi balancën debitore.
Ne aktualisht ofrojmë faktoring vendas me rikurs
  • Zinxhiri i furnizimit faktoring, ku faktori blen të arkëtueshmet e furnitorit strategjikisht të rëndësishëm për Blerësin, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Blerësit dhe Faktorit;
  • Faktoring i balancës, një produkt i zhvilluar për klientët që punojnë me strukturën e aktiveve dhe detyrimeve. Ai zbatohet në rastet kur me caktimin e llogarive të arkëtueshme tek një Faktor, vëllimi i llogarive të arkëtueshme zvogëlohet ose struktura e tyre përmirësohet. Fondet e ofruara nga kompania faktoring nuk rrisin ekspozimin e klientit dhe nuk rrisin vëllimin e burimeve të jashtme, por rrjedha e përshpejtuar e parasë lejon uljen e borxhit të përgjithshëm me kusht që ato të përdoren për të shlyer kreditë ose detyrimet bankare të kompanisë;
  • Faktoringu i biznesit të vogël është kryesisht i fokusuar tek klientët me qarkullim më të ulët me dërgesa të rregullta për blerësit e përzgjedhur në vëllime më të ulëta. Ky dallim shoqërohet me një gamë më të ulët të informacionit dhe dokumentacionit të kërkuar.
  • Përftuesi mund të afrojë afatin midis datës së furnizimit të mallrave/shërbimeve dhe mbledhjes së pagesave duke ulur nivelin e llogarive të arkëtueshme dhe të përmirësojë qarkullimin e parasë dhe likuiditetin;
  • Fondet e kaluara tek Furnitori nëpërmjet faktoringut mund të përdoren sipas nevojës së tij, pasi nuk është e nevojshme deklarimi i fondeve, një kusht ky për disa produkte bankare;
  • Duke përdorur Faktoringun, përfituesi i faktoring mund të përmirësoje aktivitetin dhe optimizojë termat nga furnitorët e tij në rast pagesash paraprake, për shkak të qarkullimit të lirë të parasë si rrjedhojë e Faktoringut;
  • Financimi në Faktoring bazohet kryesisht mbi cilësinë e të arkëtueshmeve dhe jo mbi cilësinë e furnitorit dhe balancës së tij financiare;
  • Shuma e financimit të ofruar është plotësisht e përshtatur sipas volumeve të transaksioneve të kryera me klientët/debitorët;
  • Ju gjithmonë mund të financoni një faturë sa herë që keni nevojë për fonde. Faktoringu ju ndihmon për të marrë klientë të rinj dhe për të rritur biznesin tuaj;
  • Kualifikimi për faktoring është relativisht i lehtë dhe mund të bëhet shpejt. Kjo e bën faktoringun një alternativë ideale për kompani të reja dhe në rritje me një mungesë të rrjedhës së parasë;
  • Faktoringu nuk kërkon kolateral si garanci per financimin.