Qiraja Financiare

Qiraja financiare është një formë e financimit të mjeteve apo paisjeve të prekshme.

Ajo formalizohet nëpërmjet një kontrate qiraje financiare e cila përcakton që kompania e leasing-ut financon blerjen e një mjeti/paisje, duke marrë kështu pronësinë e tij.

Përkufizimet në kontratë

  • Periudha e shfrytëzimit të mjetit/paisjes;
  • Përgjegjësia për të mbuluar risqet;
  • Mirëmbajtjen e mjeteve/paisjeve;
  • Shuma dhe periodiciteti i kësteve (zakonisht mujore);
  • Opsioni për të blerë mjetin/paisjen në afate maturimi.

Produkte te Qirasë Financiare

  • Qira financiare për mjete dhe flota të të gjitha llojeve. AfI Bashkëpunon me të gjithë konçensionarët e makinave;
  • Qira Financiare për makineri dhe pajisje, si makineri dhe pajisje industriale, pajisje dentare etj;
  • Qira Financiare për Pajisjet elektro-shtepiake dhe zyra duke përfshirë laptop, telefona celularë dhe sende të tjera të zyrës;
  • Qiraja financiare për pasuri të patundshme aplikohet nën opsionin “Buy and Lease Back”.