Home 9 Faktoring

Invoice Factoring

Whether you need more information about factoring services contact us via the application form.

Cfarë është Faktoring?

Faktoring-u është një shërbim financiar afatshkurtër që i ofrohet një kompanie (furnitorit të produktit apo shërbimit) bazuar mbi shitjen e llogarive të arkëtueshme të saj me një çmim të reduktuar tek një kompani e cila quhet Faktor. Faktoring-u përdoret kryesisht nga bizneset për të përmirësuar qarkullimin e parasë, por mund të përdoret gjithashtu edhe për të ulur shpenzimet e tepërta në administrim.

Në mënyrë që të kualifikohet për një transaksion faktoring-u, përftuesi i faktoring-ut (Furnitori) duhet të operojë në terma kreditimi me klientët e tij. Furnitori dhe Debitori janë subjekt i analizës së riskut nga Faktori, në mënyrë që ky i fundit të miratojë një limit faktoring. Faktoring-u është blerja dhe financimi i llogarive të arkëtueshme e shoqëruar me shërbimet e administrimit të llogarive të arkëtueshme, arkëtimit dhe këshillimit.

Pyetje të shpeshta

Koncepti Faktoringut
  • Faktoringu është një shërbim financiar afatshkurtër që i ofrohet një kompanie (furnitorit të produktit apo shërbimit) bazuar mbi shitjen e llogarive të arkëtueshme të saj me një çmim të reduktuar tek një kompani e cila quhet Faktor;
  • Faktoring-u përdoret kryesisht nga bizneset për të përmirësuar qarkullimin e parasë, por mund të përdoret gjithashtu edhe për të ulur shpenzimet e tepërta në administrim. Në mënyrë që të kualifikohet për një transaksion faktoring-u, përftuesi i faktoring-ut (Furnitori) duhet të operojë në terma kreditimi me klientët e tij;
  • Furnitori dhe Debitori janë subjekt i analizës së riskut nga Faktori, në mënyrë që ky i fundit të miratojë një limit faktoring;
  • Faktoring-u është blerja dhe financimi i llogarive të arkëtueshme e shoqëruar me shërbimet e administrimit të llogarive të arkëtueshme, arkëtimit dhe këshillimit;
Llojet e Faktoringut

Faktoringu Vendas
Përdoret mes palëve brenda një vëndi.

Import / Eksport i Faktoringut
Përdoret ndërmjet partive jashtë vendit.

Faktoringu Ndërkombëtar
Përdoret ne marrdhëniet mes palëve jashtë territorit. Në këtë rast faktori lidhet me një faktor korespondues në vëndin e huaj.

Faktoringu në sektorin public
Përdoret në rastet kur debitori është një entitet publik.

Faktoringu indirekt
Faktoring i furnitorëve.

Produktet e Faktoringut
  • Zinxhiri i furnizimit faktoringku faktori blen të arkëtueshmet e furnitorit me brëndësi strategjike për Blerësin, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Blerësit dhe Faktorit;
  • Faktoring i balancësnjë produkt i zhvilluar për klientët që punojnë me strukturën e aktiveve dhe detyrimeve;
  • Faktoringu i biznesit të vogëlështë kryesisht i fokusuar tek klientët me qarkullim më të ulët me dërgesa të rregullta për blerësit e përzgjedhur në vëllime më të ulëta.
Faktoringu me Rikurs
  • Norma e skontimit– 20% mbi vlerën nominale të faturës
  • Komisioni i adminsitrimit– 0.5% mbi vlerën nominale të cdo fature
  • Interes – min 0.9%-max 1% mujor (Interesi llogaritet me bazë ditore dhe zbritet nga cmimi në momentin e pagesës nga faktori tek furnitori)
  • Monedha – EUR, ALL, USD
Skema e funksionimit
  • Ju lëshoni faturën tatimore për Klientin tuaj për furnizim me produkte/shërbime;
  • Fatura pranohet nga klienti pa ankesa ose rikuperime për mallrat ose shërbimet;
  • Kopja origjinale e faturës tatimore të këtij furnizimi i kalon Faktorit, i cili shënon vulën e faktoringut;
  • Faktori financon vlerën e faturës tatimore ME TVSH sipas përqindjes së dakortësuar minus tarifën e faktoring-ut;
  • Faktori arkëton vlerën e plotë të faturës me TVSH nga klienti pas përfundimit të afatit të maturimit, duke ju rimbursuar diferencën e mbajtur paraprakisht si garanci.
Metoda e Tarifimit

Ekzistojnë dy mënyra bazë për tarifimin e produktit të detajuar si më poshtë:

Metoda E Faturës me zbritje
Kjo metodë aplikon një normë fikse mbi vlerën e faturës referuar ditëve deri në arkëtim të faturës. Psh 30 ditët e para të faturës debitore një normë fikse dhe një normë tjetër për tejkalim mbi këtë afat 10-15 ditë. Kjo normë aplikohet zakonisht për biznese me volume të vogla dhe të shpeshta faturash.

Metoda me Normë Interesi
Faktori që përdor këtë metodë tarifimi kuoton si më poshtë:

  • Komision faktoring-u i cili aplikohet në përqindje mbi vlerë fature;
  • Komisioni Administrativ i aplikuar për vlerën e financimit
  • Norma e interesit për çdo shumë të faturave që llogaritet në bilancin e debitit;
Avantazhet e Faktoringut
  • Përfituesi mund të afrojë afatin midis datës së furnizimit të mallrave/shërbimeve dhe mbledhjes së pagesave, duke ulur nivelin e llogarive të arkëtueshme, si edhe të përmirësojë qarkullimin e parasë dhe likuiditetin;
  • Fondet e kaluara tek Furnitori nëpërmjet faktoring-ut mund të përdoren sipas nevojës së tij, pasi nuk është i nevojshëm deklarimi i destinacionit të përdorimit të fondeve, një kusht ky për disa produkte bankare;
  • Duke përdorur faktoring-un, përfituesi i faktoring-ut mund të përmirësojë aktivitetin dhe optimizojë termat nga furnitorët e tij në rast pagesash paraprake, për shkak të qarkullimit të lirë të parasë si rrjedhojë e faktoring-ut;
  • Financimi në faktoring bazohet kryesisht mbi cilësinë e të arkëtueshmeve dhe jo mbi cilësinë e furnitorit dhe balancës së tij financiare;
  • Shuma e financimit të ofruar përshtatet plotësisht me volumin e transaksioneve të kryera me klientët/debitorët.
  • Mund të financohet gjithmonë një faturë sa herë që nevojiten fonde. Faktoringu ndihmon në marrjen e klientëve të rinj dhe nxitjen e biznesit.
  • Kualifikimi për faktoring është relativisht i lehtë dhe mund të bëhet shpejt. Kjo e bën faktorizimin një alternativë ideale për kompanitë e reja dhe në rritje me mungesë të fluksit të parasë.
  • Faktoringu nuk kërkon kolateral si garanci për financim.
AFI Capital Power, Human Values
sqAL